Gazeta serbe “Politika” në një shkrim të publikuar të martën ka shkruar rreth deklarimeve të bëra para pak ditësh nga Shkëlzen Gashi, i cili në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit në detyrë dhe lideri të VV’së, Albin Kurtit, kishte thënë se individë të cilët kanë qenë pjsë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë civilë serbë të pafajshëm.
Mediumi serb duke u thirrur në burime brenda Prishtinës, shkruan se deklarimet e Shkëlzen Gashit janë përsëritje e atyre se çfarë ka dëshmuar Albin Kurti para disa muajve në Gjykatën e Hagës.
“Kjo është një përpjekje e Kurtit për të zgjatur jetën e tij politike sa më shumë që të mundet duke u përplasur me krahun e luftës, ka thënë ky burim për gazetën serbe “Politika”
Tutje ky burim gjithashtu ka thënë se Lëvizje Vetëvendosje është në prag të ndarjes së sërishme dhe se në ballë të partisë pritet të jetë Glauk Konjufca.
Shkëlzen Gashi ditë më parë është shkarkuar nga pozita e këshilltarit të kryeministrit pas deklarimeve të tij rreth pjesëtarëve të UÇK’së të cilat nxiten reagime shumë të ashpëra të skenës politike në vend. /Express/

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan