Është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku pikë e rendit të ditës është edhe fati i personave të pagjetur në Kosovë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që kjo temë të mos politizohet, pasi që fajtori i vetëm është Serbia, raporton arbresh.info
“Kjo është një temë jashtëzakonisht e ndishme dhe trajtimi i saj mbi idenë e politizmit është vetëm një hap tjetër drejt turpit të përbashkët. Pra, personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e familjeve dhe e shoqërisë të përdoret për interesa politike me argumente të paqena është një turp i madh. Personat e pagjetur po trajtohen nga një këndvështrim i gabuar, për ta është vetëm një fajtor, shteti i Serbisë. Sepse ajo vrasje, ato zhdukje, janë kryer nga shteti serb, nga strukturat shtetërore.
Ai tutje ka thënë se gishti duhet drejtor nga fajtori dhe të mendohet se si të realizohet kjo temë./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...