Tomë Gashi, avokati i familjes Fejzullahu, ka njoftuar se do të paraqesë ankesë ndaj aktgjykimit të sotëm që shpalli dënimin prej 19 vjetësh burg për dy të mitur, të cilët janë fajtorë për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.
Gashi thekson se me këtë aktgjykim është vërtetuar sërish se ata që vranë Fejzullahun kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe se do të kërkojë që dënimi ndaj tyre të jetë maksimal.
”Gjykata Themelore Prishtine sot ka shpallur Aktgjykimin për vrasjen e rëndë të 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu Sikurse herën e kaluar Gjykata njërin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me dënim me burgim prej 9 vitesh. Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe njëherë se ata që vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rënde e kanë kryer me dashje të plotë. Si avokat – përfaqësues juridik i familjes se Lulit do të paraqes ankesë që dënimi për të dytë të jetë maksimal”, ka shkruar Gashi në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë