Opinionisti Shkëlzen Gashi, është shprehur se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur të gjitha problemet.
“Ka asociacione të personave të pagjetur, të dëmeve që ka bërë Serbia, ka njerëz që i kanë llogaritur dëmet. Bashkësia Islame duhet të përfshihet – 234 xhami janë shkatërruar. Asnjë cent nuk e ka dhënë Serbia për rindërtimin e tyre. Duhet të diskutohen të gjitha”, është shprehur Gashi.
Ai në Rubikon ka komentuar edhe letrën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden të dërguar për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“S’ka dilemë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet dhe kjo vërehet në letrën e Biden”.
“Për dallim nga BE, Amerika po e thekon se duhet të ketë njohje të ndërsjellë”.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...