Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thumbuar kryeministrin Haradinaj duke thënë se po fshihet prapa taksës si viktimë.
Është shprehur edhe më ashpër ndaj tij duke i thënë “merr vendimet e duhura ose ikë”, këto komente Gashi i ka dhënë në profilin e tij zyrtar në Facebook
Arben Gashi është shprehur i ashpër gjatë ditës së sotme ndaj kryeministri Haradinaj, përveç që i ka thënë se po viktimizohet pas taksës, ka akuzuar edhe PDK-së se ata janë fajtorë që e kanë bërë kryeministër Haradinajn.
“Kryeministri Haradinaj duhet të marrë vendimet e duhura shtetërore, e jo të fshihet pas takses ë viktimizuar. Merr vendimet e duhura për vendin ose ikë. P.s. përgjegjesine e ka PDK, që e ka bërë Kryeministër”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...