Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në fund të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ka ftuar gjithë kabinetin qeverisës që më 28 korrik, ditë e shtunë, të marrin pjesë në ndeshjen testuese të stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Të shtunën do të kemi ndeshjen testuese të Stadiumit “Fadil Vokrrit”. Ju ftoj të jeni të pranishëm, do të jenë disa lojë atë ditë, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të UEFA-s”, ka thënë Gashi, raporton arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj menjëherë pas ftesës e ka marrë fjalën duke thënë se atë ditë e ka bërë plan që të ngjitet në malet e Korabit.
Haradinaj i ka ftuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë nëse mund të ecin.
“Ministër un kam paraparë ngjitjen në Korab, dojmë me shku prej pjesës së Kosovës, pra prej Restelicës në tre kufij pra, Kosovë Maqedoni, Shqipëri, po ashtu kush mund të ecën jeni të ftuar”, ka thënë Haradinaj duke qeshur./Arbresh.info
Xabi Alonso në ‘radarin’ e Eintracht Frankfurtit
Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 6 të vdekur ...
Rama reagon për herë të parë për vendimin e SHBA-së: Amerika...
Mësohet sa do të mungojë Rrahmani pas dëmtimit që pësoi
Tri oferta nga Bundesliga, agjencia e Dakut flasin për një k...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen më shumë se gjysma e 914...