Policia sot ka njoftuar se me datën 28.01.2023, ka pranuar informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara shpejtësie.
Policia me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku ka arritur të identifikojë një numër të personave dhe automjeteve, me ç’rast ndaj 21 shoferëve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe një automjet është konfiskuar, pasi i njëjti nuk ka poseduar regjistrim.
Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, për...
Rasti i masakrës së Izbicës: Sot fjala përfundimtare në rigj...
Djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë profesionale me...