I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...