Fushë Kosovë- Në ditën e zgjedhjeve ja marrin veturën me qera e më nuk ja kthejnë

12:16 | 19 Shkurt 2021
A Z

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në ditën e zgjedhjeve  një qytetarit nga Sllatina e Fushë Kosovës dy persona i kanë marrë me qera veturën dhe që më nuk janë lajmëruar.

Ndërsa policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme e kanë arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe i cili është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Sllatine, Fushe Kosove, 14.02.2021-11:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë marrë veturën me qira në shfrytëzim e me pas nuk ishin lajmëruar. Lidhur me rastin sot me 18.02.2021 është arrestuar njeri prej të dyshuarve dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme