Komandanti i KFOR-it në largim, Giovanni Fungo ka komentuar takimet e rregullta me shefin e shtabit të Ushtrisë Serbe Lubisha Dikoviq i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.
Fungo në konferencën përmbyllëse për media ka theksuar takimin qe ka pasur me Dikoviq ishte pjesë e programit të takimeve me të gjitha vendet fqinjë.
“Takimin që kisha me Dikoviqin ishte pjesë e programit të takimeve që kam me të gjitha vendet fqinje të Kosovës që mbulojnë çështjet e sigurisë, për të mbajtur një nivel të mirë të sigurisë për të parandaluar probleme të mundshme”, tha Fungo.
“Kemi bërë vetëm pjesën ushtarake që nuk kanë lidhje me aktivitetet e kaluara kriminale për personave për të cilët po flisni”, theksoi ai.
Giovanni Fungo nesër ia dorëzon detyrën e komandantit të KFOR-it, Salvatore Cuocit./arbresh.info/
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...