Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se FSK së pari duhet të armatoset dhe pastaj të vendoset për emërtimin e saj.
Sipas Islamit, gjendja në kufirin e Kosovës me Serbinë është e brishtë, andaj armatosja e FSK-së është jetike për sigurinë në Kosovë.
Ai është shprehur se është koha që inatet mes udhëheqëve politikë të lihen mbrapa dhe të krijohet një unitet.
Lexoni komentin e tij të plotë:
FSK-ë të armatoset e pastaj të mirren me emërtimin e saj
____________________________
Debatet shterpe të cilat po bëhen nga politikanë e analista nuk kanë të ndalur lidhur me FSK-ën, është humbje kohe të mirremi se si të ushtira e jonë të quhet. Situata nuk është për të u nënvleruar sepse gjendja në kufiri Kosovë- Serbi është shumë e brizhët. Dissa thonë se nuk mundemi ta bëjmë ushtrin pa ndrrimin e emrit. Si kurr më pare , që nga përfundimi i luftës e deri më sot, do të duhej urgjentisht të armatoset FSK-ë dhe të filloi së funksionuari me të gjitha kapacitet operacionale, Në asnjë rrethanë nuk do të duhej të jet pengesë për avancimin dhe armatosjen e saj. Nuk është e renësishme forma por përmbajtja , quajeni si të doni por armatosja e saj është jetike për sigurinë e Kosovë.
Shpresoi që inatet personale,e klanore ti lane anash , është koha e fundit për një unitet e të mos e presim deri sa Serbët të binden që të me 2/3 – a , të ndërrohet ligji. Koha po punon për armiqët tanë, pradaj ne jemi me nguti , uroi që sa ma shpejt të filloi plotsimi i boshllëkut që ka FSK- në armatim.
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest