FSK-ja në Ujman, Haradinaj thotë se u bë kampanjë e paskrupullt për ta instrumentalizuar ushtrinë

17:52 | 29 Korrik 2025
E.G

Deputeti Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ka shprehur familjarëve ngushëllime të sinqerta pas gjetjes së trupit të pajetë të mërgimtarit Rrahim Latifi në liqenin e Ujmanit.

Mes tjerash, Haradinaj pati kritika për, siç tha, instrumentalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një moment kaq të ndjeshëm, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se këto veprime janë të papranueshme, duke nënvizuar se FSK, falë përgatitjeve të vazhdueshme ndër vite dhe bashkëpunimit me KFOR-in, ka dëshmuar se është në krye të detyrës në çdo skaj të vendit.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që u gjet sot në liqenin e Ujmanit, shpreh po ashtu indinjatën e thellë për kampanjën e paskrupullt që u bë duke instrumentalizuar FSK-në, e cila falë përgatitjeve intensive ndër vite me ndihmën e KFOR-it, ka arritur që të jetë në krye të detyrës në çdo skaj të Kosovës. Të bëhet politikë mbi viktima të tragjedive si kjo, tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të këtyre njerëzve”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/