FSK-ja merr mbështetjen e Sllovenisë

15:35 | 22 Shtator 2015
M. A.

Sot, ministri i MFSK-së, Haki Demolli takoi ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin e Sllovenisëpër ndihmën e Qeverisë sllovene për Kosovën dhe FSK-në.

Duke theksuar raportet e mira në mes dy shteteve dhe dy ministrive, si shembull bashkëpunimi, theksoi edhe pjesëmarrjen e një kontingjenti të FSK-së, në ushtrimin fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” të mbajtur në Slloveni dhe Kroaci, gjatë javës së shkuar.

Gjithashtu, Ministri Demolli e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat të Armatosura.

Gjatë takimit u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimitnë mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe Ushtrinë e saj.

Nga ana e tij,ambasadori i Sllovenisë, Majhen, shprehi kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes Ushtrisë së Sllovenisë dhe FSK-së. Ai vlerësoi arritjet e FSK-së, dhe njëherëpremtoi vazhdimin e bashkëpunimitedhe në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale