Komuna e Prizrenit ka përfunduar projektin e ndërtimit të fushës sportive në fshatin Kabash të Hasit.
Kështu bën të ditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Kryetari i komunës, Shaqir Totaj ka thënë se kjo është rrjedhojë e investimeve të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për krijimin e hapësirave sportive në fshatra.
“Krijimi i kapaciteteve të reja në infrastrukturën sportive është mision yni për ofrimin e kushteve për zhvillimin dhe masovizimin e sportit”, ka shkruar Totaj./Arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...