Franca e interesuar të investojë në Kosovë

15:45 | 14 Nëntor 2016
M. A.

Franca është e interesuar të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike me Republikën e Kosovës, ka thënë ambasadori francez në Kosovë Didier Chabert, njofton Klan Kosova.

Chabert, në një takim me ministren e Tregtisë, Hykmete Bajrami, pohoi se është rritur edhe interesimi i kompanive franceze për të investuar në Kosovë.

Pikërisht shtimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishte edhe qëllim i takimit të përbashkët mes ministres kosovare e ambasadorit francez, të hënën në Prishtinë.

Madje, siç thuhet në komunikatën e dërguar për media, “bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve”.

Shpërndaje në rrjete sociale