Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po zhvillohen nga Forumi i Gruas – AKR, e udhëhequr nga Kryetarja Mirlindë Gashi dhe në bashkëpunim me Kryetaren Valmira Kabashi (Forum i Guas AKR, Rahovec) sot vazhduan vizitat në Shoqatën OJQ ‘Hareja’ në krye me drejtoreshën Adelina Paqarizi.
Takimet vijuan edhe tek ndërmarrësja Zonja Zejnije Dellova ku më pastaj u përmbyllën me një takim shumë motivues, inspirues që u bë tek Korporata ‘KRUSHA E MADHE’ e udhëhequr nga Zonja Fahrije Hoti.
Forumi i Gruas AKR, u njoftua me problemet, hallet dhe brengat që çdo ditë, shoqata, ndërmarrje dhe korporata të ndryshme ballafaqohen në Kosovë!
U ri-theksua mungesa e përkrahjes së institucioneve qendrore dhe lokale.
Për këtë, Forumi i Gruas do të mbetet besnike e fjalës dhe punës që në të ardhmen Kosova të zhvillohet ekonomikisht si bazë e shëndetshme për jetë më të mirë!
Arsimimi, emancipimi dhe ngritja e gruas në shoqërin Kosovare do të thotë se investohet në të ardhmen më të mirë të vendit dhe të fëmijëve të Kosovës./Arbresh.info


Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...