Forum 2015 organizon sot diskutimin e radhës që synon të eksplorojë mënyrat se si shtetet anëtare të BE-së angazhohen me Kosovën.
Për të diskutuar rreth kësaj çështje, kemi ftuar Ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, të gjithë autorët e raportit, si dhe panelistët: James Ker-Lindsay – Profesor i politikës dhe politikave në Universitetin St. Mary’s, Twickenham dhe vizitor i lartë studimesh (Senior Visiting Fellow) në London School of Economics; Ioannis Armakolas – Asistent profesor në Departamentin e Studimeve ballkanike, sllave dhe orientale – Universiteti i Maqedonisë, Selanik dhe Drejtues i Programit për Evropë Juglindore në Fondacionin Helen për Politika Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP); Lulzim Peci – Drejtor Ekzekutiv, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Agon Demjaha – Asistent Profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare – Universiteti shtetëror i Tetovës.
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf