“Është rregullu çështja në sektorin publik, mirëpo ka mbetë pa u rregullu në sektorin privat. Do ta gjejmë një formulë edhe në sektorin privat. Është shenjë e mirë që po diskutohet në përmbajtje. Vendimi në qeveri do të respektonte të gjithë diskutimin në Parlament. Propozimi im është që paga minimale të lidhet me koeficient. Nëse ka rritje të pagave, atëherë sigurohet trend i ecjes, dhe do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të ardhmen,” është shprehur Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ai mohon të ketë bërë kalkulime me pagën minimale, duke marrë shembull edhe Ligjin për paga.
“Kalkulime s’po boj. Mundohna me i kry do punë në Kosovë. Paga minimale nuk është çështje e votuesve të Aleancës. Ose Ligji për paga. Më së paku ka njerëz të AAK-së në sektorin publik. Por, është bo për me kry punë,” është shprehur Haradinaj.
Në interpelancën për pagën minimale, Partia Socialdemokrate ka propozuar të rritet në 250 euro, por deri më tani është duke u diskutuar brenda Këshillit Ekonomiko-Social dhe ekspertëve./arbresh.info/
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...