Forcat ajrore turke shkatërrojnë 92 pozicione të ISIS-it

09:41 | 10 Nëntor 2016
Arbresh.info

Forcat ajrore turke kanë shkatërruar 92 pozicione të grupit terrorist  “Shtetit Islamik” në operacionin e quajtur Mburoja e Eufratit në Siri, bën lajmin të ditur Shtabi i Përgjithshëm.

Ndërkohë, disa ndërtesa ushtarake të njësiteve të Partisë Demokratike Kurde gjithashtu janë shkatërruar, transmeton portali arbresh.info.

Forcat ajrore turke me mbështetjen e avionëve të koalicionit, më 24 gusht filluan një operacion për të çliruar qytetin e Jarabulusit nga militantët e ISIS-it në veri të Sirisë.

Operacioni u quajt Mburoja e Eufratit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale