Qytetaret kosovarët i janë drejtuar sërish kufirit shqiptar për të kaluar këtu fundjavën, kjo edhe për shkak të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit, raporton Top Channel.
Edhe këtë fundjavë në doganën e Morinës pati fluks dhe sipas policisë, numri më i lartë i hyrjeve shënohet gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete të vogla dhe autobusë hyjnë në Shqipëri, me destinacion qytetet e tyre të preferuar.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, kaluan përmes doganës mbi 700 automjete. Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve. Ky fluks ka shkaktuar edhe një trafik disi të ngarkuar në segmentin Morinë-Kukës-Tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron situatën./TCH/
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian
Shënohet 28-vjetori i `Epopesë së Dukagjinit`