Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë votimin në parim të Buxhetit për vitin 2019.
Sipas Haradinajt, ky buxhet garantin rritje ekonimike të qëndrueshme për Kosovën.
“Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2019, është një lajm i mirë për vendin. Falënderoj të gjithë deputetët që dhanë votën Pro për buxhetin e vitit që po hyjmë, si dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike. Qeveria e Republikës së Kosovës është kujdesur që në këtë buxhet zhvillimor që projekton rritje ekonomike të qëndrueshme, i hartuar në mbështetje të dinamikave të reja të qeverisjes, në favor të zhvillimit ekonomik dhe social, duke rritur investimet kapitale në të gjitha fushat, të kenë trajtim të njëjtë të gjitha komunat dhe të kenë përparësi fushat vitale të jetës, sundimi i rendit dhe ligjit, mbrojtja, shëndetësia dhe arsimi” shkruan kryeministri në Facebook.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...