Fjala kërkon përjashtimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

12:40 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Partia Fjala e Gëzim Kelmendit kërkon që Lista Serbe të përjashtohet nga institucionet e Kosovës.

Sipas një komunikate dërguar nga kjo parti deklarata e sotme e Listës Serbe se e njohin për kryeministër vetëm Aleksandër Vuçiqin, ndërsa Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës i quajnë institucione të përkohshme, është deklaratë fyese dhe kundërkushtetuese.

“Këta shërbëtorë të Beogradit, nuk ngurojnë t’i  marrin paratë e qytetarëve të Kosovës për pozitat që i gëzojnë, si deputet dhe ministra”, thuhet në komunikatë.

Përballë veprimeve të tyre kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ato masa janë: largim i menjëhershëm nga institucionet e Kosovës dhe ngritje të aktakuzës për cenim të rendit kushtetues.

Shpërndaje në rrjete sociale