Para se të nis votimi për zgjedhjen e të parit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dy kandidatët që synojnë postin e të prit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryesuesi aktual Nehat Idrizi dhe kandidati tjetër, Skender Çoçaj paraqitën vizionin e tyre për këtë këshill nëse vijën në këtë pozitë.
Kryesuesi aktual i Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGJK), Neht Idrizi paraqiti planin e tij për këtë këshill, nëse i njëjti rizgjidhet në ketë pozitë.
Idrizi pohoi se nëse do të vazhdoi edhe një mandat, do të punoj në pavarësimin e KGJK-së. Përveç kësaj, ai theksoi se do të ketë edhe ngritje të transparencës dhe llogaridhënies.
“Zotohem në pavarësimin e këtij këshilli. Ngritja e performances, transparencës je llogaridhënies në KGJK si dhe avancimi i statusit të gjyqtarëve” u shpreh Idrizi.
Edhe kandidati tjetër për këtë pozitë, Skender Çoçaj paraqiti vizionin e tij.
Qëllimi kryesor i tij është transparenca, bashkëpunimi me media dhe Shoqërinë Civile.
Me ardhjen e tij në këtë pozitë, Çoçaj premtoi një gjyqësor të pavarur dhe efikas
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...