Fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të 10-ta në shkollat e mesme të larta në Mitrovicë

15:53 | 17 Gusht 2020
A Z

Fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të 10-ta në shkollat e mesme të larta në Mitrovicë

Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, sot ka vizituar shkollat e mesme të larta të Mitrovicës, Gjimnazin “Frang Bardhi”, Mjekësinë “Dr. Xheladin Deda”, Ekonomiken “Hasan Prishtina”, si dhe Tekniken “Arkitekt Sinani”, me ç’ rast është pritur nga drejtorët e shkollave në fjalë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të nxënësve në klasë të 10-ta, si dhe zbatimin e manualit për respektimin e masave preventive kundër COVID-19 në këto shkolla nga pjesëmarrësit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale