Të hënën ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar. Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.
Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.
Plotësim ndryshimi i ligjit ka paraparë edhe disa pozita të reja që ma herët këta zyrtar nuk kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurin, këta zyrtar të lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë sipas kësaj kërkese./gazetafjala/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...