“Po ndjehem mirë që jam në gjendje të jap kontributin tim modest falas për të ndihmuar komunën e Mitrovicës, por para së gjithash qytetarët e kësaj lagjeje dhe punëtorët që punojnë në institucionet dhe kompanitë afër lumit. Punët po shkojnë mirë dhe pa asnjë problem. Siç po shihet pas largimit të mbeturinave të shumta që pothuaj se në disa segmente edhe e kishin bllokuar rrjedhin e ujin, lumi po merr një pamje krejt ndryshe, të pëlqyeshme nga banorët e këtushëm dhe qytetarët që kalojnë pranë tij. Përveç kësaj, me pastrimin e lumit, evitohet edhe mundësia e përhapjes së ndonjë epidemi eventuale”, tha ndër të tjera Bajrakatari.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoj Bajrakatarin për gatishmërinë e tij për pastruar lumin pa kurrfarë kompensimi, tha se puna po bëhet jashtëzakonisht mirë dhe se është kënaqësi të shikosh lumin e pastruar.
Bahtiri apeloi tek banorët e lagjes dhe qytetarët, që të ndërpresin përfundimisht praktikën e ndotjes së lumit, duke i hedhur mbeturinat në të.
“Do të marrim masa rigoroze për t’i identifikuar të gjithë ata që e ndotin lumin dhe për të marrë masa ligjore ndaj tyre. Prandaj, edhe njëherë i ftoj qytetarët që të kenë kujdes dhe të vetëdijesohen për mirëmbajtjen e lumit dhe ambientit në të cilin jetojnë, sepse kjo është për të mirën e tyre, e sidomos fëmijëve. Nëse kanë nevojë për kontejnerë të tjerë, atëherë le të paraqiten në komunës dhe ne do ua sigurojmë, por hedhja e mbeturinave në lum është e papranueshme dhe e dënueshme”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Përgjatë lumit Trepça, pjesa ku po pastrohet jetojnë banorët e lagjes “2 Korriku” dhe është i vendosur Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, si dhe disa pjesë të Kombinatit “Trepça”.
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...