Sot ka filluar ndërtimi i rrugës rrugës Deçan – Plavë, rrugë kjo e cila do të lidh Deçanasit me Malin e Zi.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj , ka thënë se kjo rrugë ka qenë mjaft e mirëpritur për Deçanin.
“Kjo rrugë ka qenë e nevojshme për këtë pjesë pasi që përveç që lidh Deçanin me Malin e Zi, kjo rrugë do të lehtësoj edhe ardhjen e banorëve në bjeshkët e Deçanit. Më këtë presim që të ngritet edhe turizmi në këtë pjesë. Ajo çka dua të them është se kjo rrugë nuk do të jetë pengesë dhe nuk do të dëmtoj Manastirin e Deçanit pasi që janë ngritur disa dyshime se ndërtimi i saj do të dëmtoj Manastirin”, ka thënë ai.
Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se për ndërtimin e kësaj rruge këtë vit janë ndarë rreth 4 milion euro.
“I uroj Deçanasit për ndërtimin e kësaj rruge e cila do të lehtësoj dhe do të ngrit zhvillimin e turizmit në këtë pjesë. Kjo rrugë do të lidh Deçanin me Plavën e Malin e Zi. Për ndërtimin e saj këtë vit janë ndarë rreth 4 milion euro ndërsa pritet të përfundoj rreth vitit 2020”, theksoi ai.
Mustaf Hogjosaj nga Deçani tha se kjo rrugë ka qenë po aq e nevojshme sa edhe rruga e Kombit.
“Për ne kjo është e mirëseardhur pasi që deri tash shkaku i rrugës nuk kanë mundur të zhvillohen e as të vizitohen bjeshkët e kësaj ane. Shkaku i rrugës ne nuk kemi mundur t’i vizitojmë as farefisin tonë qe gjendet ne Plavë. Kjo është mjaftë e rëndësishme për ne pasi që do të ngrisë zhvillimin e turizmit ndërsa ka qenë po aq e rëndësishme sa edhe rruga e Kombit”.
Në vitin tjetër priten të ndahen edhe 8 milion euro për ndërtimin e saj.

Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...