Mëngjesi i kësaj të marte ka shënuar hapjen e vitit shkollor 2020-2021, por jo në të gjithë Kosovën.
Të buzëqeshur e të lumtur ishin fëmijët e komunitetit serb, që sot ia filluan vitit të ri shkollor, shkruan arbresh.info.
Gëzimi i tyre vërehej në sytë e tyre, por edhe nga buzëqeshja që e kishin në nën maskë, vetëm e vetëm të mbrohen nga virusi SARS CoV-2, apo ndryshe Covid-19 .
Për dikë ishte hera e parë e për dikë ishte takim me shokët e shoqet e klasës.
Teksa fëmijët e klasave të para po ambientoheshin me njëri-tjetrin, të klasat e tjera procesi mësimor po zhvillohej normalisht.
Ekipi i portalit arbresh.info, ishte sot në ambientin e shkollës fillore “Kral Millutinit”, në Graçanicë, ku dhe ka tentuar të flas më drejtorin e kësaj shkolle por nuk ka pranuar të flasë, ndërsa mësimi po zhvillohej normalisht, dhe duke ju përmbajtur rregullave për mbrojtje nga pandemia COVID-19.
Gjithashtu, lidhur me këtë, arbresh.info ka kontaktuar më Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, por sipas tyre, nuk kanë as edhe një informatë se a është duke u mbajtur procesi mësimor apo jo në shkollat serbe.
“Një herë nuk kam ndonjë informacion, ju lajmërohem pastaj në rast të ndonjë informacioni”, është shprehur Diellza Kukaj, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Kjo ministri ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollorë për datën 14 shtator në Kosovë, me arsyetimin e mos përgatitjes së duhur.
Me startimin e vitit të ri shkollorë ata kanë obliguar personelin arsimor dhe nxënësit për mbajtje të maskës.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka ngritur alarmin se këto maska duhet të sigurohen nga vetë institucionet arsimore./E.Ballazhi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/4355874311150219/


Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...