Fillon gjykimi ndaj Molliqajt, mblidhen para Gjykatës disa anëtarë të PSD-së

15:00 | 3 Shkurt 2022
A Z

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj pas arrestimit të tij të martën në mbrëmje, raporton arbresh.info.

Seanca gjyqësore është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, por nën masa të shtuara të sigurisë ku të pranishëm janë edhe Policia e Kosovës.

Kujtojmë se, Dardan Molliqaj u arrestua të martën në mbrëmje pas një aksioni të Policisë së Kosovës, për shkak se Molliqaj gjatë protestës së zhvilluar ditë më parë kundër vendimit t ZRRE-së, me të eskaluar situata Molliqaj qëlloi shuplakë pjesëtarin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/