Është bërë prezantimi i 15 autobusëve të rinj në Komunën e Prishtinës.
Ata do ta mbulojnë linjën 3 dhe 4 në kryeqytete.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se 15 autobusët tjerë do të vijnë me 22 ose 23 janar.
“15 autobusët e dytë vijnë me 22 ose 23 janar ndërsa 15 autobusët e tjerë vijnë në mars. Këta 51 autobusë nuk do ta mbulojnë gjithë transportin publik në Prishtinë sepse Prishtina ka nevojë mbi 100 autobusë”, tha ai.
Ahmeti e falënderoi BERZH-in për ndihmën financiare që ua ka dhënë.
“BERZH na ka dhënë një kredi të favorshme që pos kredisë na ka dhënë edhe rreth 1 milion euro si asistencë për trafikun urban”, tha Ahmeti.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se është një kënaqësi e veçantë që sot po e finalizojmë këtë proces.
“Në emër të qeverisë së Kosovës ju uroj dhe ju përshëndes për përfundimin e këtij. Ky është projekti më i rëndësishëm që qeveria ka bërë për komunën e Prishtinës dhe ne do të vazhdojmë tutje duke punuar edhe rreth ujërave të zeza, me stadiumin olimpik etj”, tha Hoti.
Ai tha se këto projekte tregojnë për rëndësinë dhe mbështetjen që i jemi kryeqytetit ne si qeveri./Arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves