Në prag të përfundimit të mandatit të tij diplomatik në Kosovë, ambasadori gjerman Jörn Rohde është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Federata e Futbollit e Kosovës, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit në vend, ka njoftuar të shtunën institucioni kryesor i futbollit në vend.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka dorëzuar ambasadorit Rohde mirënjohjen gjatë turneut të futbollit me moton “Futbolli na bashkon” sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke vlerësuar rolin e tij si mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i futbollit kosovar.
Sipas FFK-së, gjatë mandatit të tij, Rohde ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e aktiviteteve sportive dhe në forcimin e bashkëpunimit përmes sportit si urë lidhëse mes komuniteteve dhe shteteve.
“Ambasadori Rohde ka qenë gjithmonë një përkrahës i sinqertë dhe i angazhuar në përpjekjet tona për të zhvilluar futbollin në Kosovë. Mirënjohja jonë është simbol i respektit dhe falënderimit për kontributin e tij të çmuar”, ka deklaruar Ademi.
FFK ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ri, duke synuar thellimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin sportin dhe zhvillimin e tij në Kosovë./rtk
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...