Mblidhen në sallën e Burgut të Sigurisë së Lartë për Vitin e Ri. Shpenzojnë së bashku për ushqime shtesë dhe kanë në dispozicion edhe kanale televizive për Vitin e Ri.
Këto janë disa nga përvojat që i ndanë me portalin arbresh.info Graniti (emri i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), angazhimet ditore të të cilit fillojnë në orën tetë të mëngjesit.
Graniti tregon për përditshmërinë e tij prapa grilave.
“Ditën tem un kur t’qohna n8 ora ja filloj me punë, mirrna me aktivitetet e mija deri në 11 ora, tani hajmë na drek, apet tani dalim në punë, shumë mirë. Unë punoj pastrus ktu e mirëmbaj burgu ktu të Skype-at (salla e vizitave), spitalin edhe vizitat. Po e kemi fitnesin, lujm edhe shah, ping-pong i kemi tonat.”
Graniti flet edhe për sjelljen e gardianëve ndaj të burgosurve.
“Shumë të kënaqun jem, sidomos me Drejtorin me shefin e Sigurimit e edhe me oficierat shumë të kënaqun jem me ta.”
Të burgosurit që punojnë prapa mureve të burgut dhe të cilët janë të angazhuar aty kanë disa privilegje më shumë.
Ai tregon se pasi e mirëmban hapësirën për vizita, atij i është mundësuar që të flas më gjatë përmes Skype më familjarët e tij.
E për festat e fundvitit ai së bashku me shokët e tij blejnë gjësende e festojnë së bashku.
“Po kom pas privilegje se unë këtu që e maj te Skype-at, ma kanë ofru për me fol pak ma shumë me familjarët. Po organizojmë krejt shokët blejmë edhe mblidhemi aty n’sallë edhe e festojmë, kemi shtesë në ushqim dhe në televizion.”
Deri më tani 22 të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, të cilët e kanë kaluar pa ndonjë komplikim të rëndë.
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj për arbresh.info thotë se ka pasur 18 të infektuar nga stafi i Burgut të Sigurisë së Lartë, të cilët edhe janë liruar nga detyra me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
“Deri tash në Burgun e Sigurisë së Lartë kemi pasë 18 antarë të stafit të cilët janë prek, kemi pasë një pjesë të stafit që kanë pas kontakt me antarë të ngushtë të familjes dhe poashtu edhe ata i kemi liru, kemi marrë masa parandalues me qëllim të mos përhapjes brenda burgut.”
Tani për tani numri i të burgosurve aktual është 158, prej të cilëve 134 janë të dënuar dhe 24 të tjerë presin vendimet përfundimtare për ta në seancat e ardhshme./ArditëShkodra/arbresh.info/
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...
Nis numërimi i votave të kandidatëve në QNR
Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin in...
Hamza uron Kurtin, pret që institucionet të formohen shpejtë
Çështja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një f...
Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 po...