Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka njoftuar se pas një procesi të gjatë vlerësimi, dhe testimit me shkrim dhe intervistës me gojë në mbledhjen e datës 21 qershor 2019, ka zgjedhur Fatos Berishën, si Drejtor të ri artistik.
Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme shkruan Gazeta Express
Kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e Drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai ka dhënë dëshmi bindëse se mund ta drejtojë në planin artistik institucionin më të madh teatror në vendin tonë.
Të gjithë kandidatët për rezultatet e poentimit të tyre do të informohen përmes administrates, thuhet në njoftimin e këshillit drejtues të teatrit kombëtar të Kosovës.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës