Fatmir Limaj flet sot në Fol hapur

08:32 | 15 Dhjetor 2016
M. A.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është i ftuari i radhës në Forumin Fol Hapur.

Në një njoftim dërguar medieve, bëhet me dije se Limaj do të flasë hapur me drejtorin ekzekutiv të kësaj Lëvizjes, Petrit Zogaj.

Në të kaluarën në këtë format kanë qenë të ftuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ish presidentja Atifete Jahjaga dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare, shkruan ‘Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

– Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA për Kosovën. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Shpërndaje në rrjete sociale