Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, emëroi Farid Zarif nga Afganistani si përfaqësues special për Liberi dhe shef të misionit të OKB-së në Liberi (UNMIL).
Zarif do ta zëvendësojë suedezin Karin Landgren, i cili e përfundoi mandatin në korrik të këtij viti, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë shtypi.
I lindur në vitin 1951, Zarif aktualisht është përfaqësues special i Ban Ki-moon për Kosovë dhe shef i Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Zarif ka shërbyer në operacione politike, humanitare dhe në ruajtjen e paqes në Eritre, Liberi, Afrikë të Jugut, Irak dhe Sudan, tha Dujarric, transmeton e përditshmja kineze në spanjollisht, Spanish people, citon arbresh.info.
UNMIL është i ngarkuar për çështje humanitare dhe mbrojtje të civilëve, si dhe për përkrahjen e procesit të paqes në Liberi./arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...