Në shtëpinë e G.Gj. në Skivjan të Gjakovës është hapur dera për ngushëllime. I ati dhe anëtarët e tjerë të familjes po presin njerëz për ngushëllime pas vrasjes së mbrëmshme në Gllogjan të Deçanit, ngjarje kjo që tronditi të gjithë Kosovën.
As babai i viktimës dhe as familjarët e tjerë nuk zbuluan asnjë detaj rreth shkaqeve apo motiveve të vrasjes. Ata nuk kanë dashur të flasin para kamerave, por pa praninë e tyre kanë treguar se G. nuk ka pasur asnjë problem mbi të cilin mund të dyshohet për shkaqet e vrasjes.
Tre persona javë vrarë e një tjetër është plagosur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri, rreth orës 19:00 të së premtes.

Dyshohet se sulmi është bërë nga një person i maskuar, i cili ende nuk është identifikuar.
Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista për ngjarjen, por që aktualisht nuk mund të jepen më shumë detaje në këtë drejtim./Top Channel
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...