Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Beograd, Sam Fabrizi, ka thënë se porosia e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ishte i qartë, se palët duhet t’i rikthehen dialogut.
Kjo pasi sipas tij, qëndrimi në status-quo rrit rrezikun për problem të ndryshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“ Satus-quo është e paqëndrueshme dhe gjithçka që ndodh mund të shndërrohet në një incident”, ka thënë Fabrizi teksa ka cituar fjalët e Federica Mogherinit.
Ndër të tjera ai ka thënë se dialogu duhet ri startuar, pasi që sa më pak që të ketë dialog, mundësia për të pasur probleme është shumë më e madhe.
“Ajo (Mogherini) dërgoi një mesazh të qartë se dialogu duhet të fillojë përsëri, sepse sa më pak dialog, rreziku për të pasur probleme është më I madh, prandaj është shumë me rëndësi që të rifillohet” ka thënë Fabrizi, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.
Ndër të tjera Fabrizi ka bërë thirrje që për të vazhduar dialogun atëherë duhet që të pezullohet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...