Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të zhbllokojë procesin e integrimit të Kosovës dhe të pranojë zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim.
Duke folur në Parlamentin Evropian, Reuten e cilësoi Kosovën si një partner të besueshëm që ndan vlerat demokratike dhe vizionin gjeopolitik të BE-së.
Sipas tij, pengesat e vazhdueshme ndaj Kosovës janë të pajustifikueshme, shkruan Arbresh.info.
“Kosova është një partner, që ndan vlerat tona dhe perspektivën tonë gjeopolitike. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të aplikimit për anëtarësim të këtij partneri. A është ky trajtimi që i bëni një partneri? Hiqni këto masa kufizuese, normalizoni marrëdhëniet ndërmjet të gjithë shteteve anëtare të BE-së dhe Kosovës, e njihni dhe pranoni aplikimin. Dhe madje pa pranimin nga Këshilli, Komisioni mund të përgatisë tashmë mendimin për aplikimin e Kosovës”, tha ai.
???? Check the full video on what I said in the debate on the annual Kosovo report in the European Parliament? https://t.co/sgOFX9t89H
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) May 7, 2025
Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën.Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.Një marrëveshje ligjërisht obliguese – e bazuar në njohjen e ndërsjellë.
Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë.
Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi.
“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën – që ta njohin pavarësinë e saj./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...