Gjykata Speciale ka filluar sërish sot me aksione në Prishtinë. Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Lidhur me këtë aksion të Speciales, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.
“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar.
Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në Facebook./arbresh.info/

Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...