Erërat e forta lakojnë bredhin në Kamenicë

23:41 | 22 Dhjetor 2019
A Z

Nuk ka edhe shumë ditë që kur është dekoruar Komuna e Kamenicës me rastin e festave të fundvitit.

Madje, këtë vit kjo komunë përveç bredhit dhe dekoreve të ndryshme ka vendosur dhe shtëpiza, ku qytetarët mund të shërbehen me pije.

Mirëpo, si pasoj e motit të ligë që ka kapluar vendin këto ditë, erërat e forta kanë bërë që bredhi në këtë komunë të lakohet në maje.

Pas kësaj, bredhi në Komunën e Kamenicës ka marrë një pamje të shëmtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale