Islami nuk duhet të ngatërrohet me krimet e kryera nga ekstremistët, ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Ankara.
“Shprehja ‘terrorizmi islamik’ i trishton shumë myslimanët”, ka thënë ai, transmeton portali arbresh.info
“Një shprehje e tillë nuk është e saktë, sepse Islami nuk ka lidhje me terrorizmin. Kuptimi i Islamit është paqja. Ju lutemi që ta hiqni nga fjalori i përditshëm. Për aq kohë sa përdoret ky term, në do të dalim kundër. Si President mysliman, unë përsonalisht nuk e pranoj këtë”, ka shtuar Erdogan.
Të dy udhëheqësit para gazetarëve kanë deklaruar se gjatë takimit kanë biseduar për krizën e refugjatëve, situatën në Siri dhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit./Arbresh.info
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare