Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të dënohet e gjykohet sikurse kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Këto komente, Erdogani i bëri gjatë një fjalimi në hapjen e aktivitetit “TRT World Forum 2023” që u mbajt në Stamboll, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Këta janë terroristë si ndihmës të terrorizmit dhe do të gjykohen patjetër në Gjykatën e Drejtësisë në Hagës. Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dënua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkëkryerësit e tij në fund do të gjykohen dhe dënohen”, tha Erdogani duke vazhduar:
“Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur”, raporton “Anadolu”.
Në fjalën e tij, presidenti turk tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza.
“Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm”, tha Erdogani duke folur në lidhje me luftën që ndodh mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.
“Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ai.
Presidenti turk përmendi edhe vrasjet e punonjësve të mediave në Gaza, duke thënë se numri i tyre ka shkuar në mbi 70.
Ai më tej tha se Izraeli, “me gjithë barbarizmin e tij nuk mund të thyej vendosmërinë e banorëve të Gazës për rezistencë”.
KFOR ndan medalje për ushtarët nga Italia, Kroacia dhe Maqed...
Brenda 24 orëve mijëra kosovarë i’a mësyjnë Shqipërisë...
Negociata të reja për luftën në Ukrainë në Turqi?
Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi, 30 të arrestuar nga Sta...
Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qers...
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë