Erdogan: 15 korriku, akti më i ulët terrorist në historinë e Turqisë

14:29 | 9 Janar 2017
M. A.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në Konferencën e 9-të të ambasadorëve është shprehur:
 “Tentativa për grusht shteti më 15 korrik nuk është tradhtia e parë e kryer ndaj shtetit dhe popullit në historinë tonë. Por përsa i përket objektivave, zbatuesve të saj dhe rezultateve, kjo tentativë e grushtit të shtetit është tradhtia më tinzare, më e pamatur dhe më e madhja. Kjo çetë duke u strukturuar brenda shtetit në fshehtësi, e cila ka grabitur mallin, pronën dhe bijtë e popullit tonë me retorikat ‘donacione për bamirësi (himmet), shërbim dhe dialog’ ka kryer aktin më të ulët terrorist në historinë tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërndaje në rrjete sociale