Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë. Kjo shënon vizitën e tij të dytë në Kosovë që nga marrja e detyrës së re diplomatike.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Sorensen pritet të zhvillojë një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në ora 11:00.
Lajmi është konfirmuar për nga këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.
Sorensen ishte në Kosovë edhe muajin e kaluar, ku pati takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të vendit. Vizitat e tij vijnë në një periudhë të ndjeshme për dialogun Kosovë-Serbi, i cili po përballet me sfida të vazhdueshme./Arbresh.info
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...