Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për emërimin e komitetit të Partneritetit Publiko-Privat me përbërje të anëtarëve të përhershëm.
Ky vendim shfuqizon vendimin e datës 10.11.2017 për emërimin e këtyre anëtarëve.
“Vendimi shfuqizon vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10.11.2017, për emërimin e anëtarëve të Komitetit për Partneritet Publik-Privat dhe obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e këtij vendimi në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Qeverisë.
Komiteti do të bëhet nga pesë anëtarë dhe kryesohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
Ministria e Financave dhe Transfereve – kryesues; Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investime Strategjike – anëtar; Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit – anëtar; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtar; dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – anëtar, do të janë anëtarët e këtij komiteti.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor