Zëvendësdrejtori i Policisë së Ksoovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit.
Sipas tij, situata atje është e qetë por delikate.
“Situata e sigurisë ne veri të vendit është e qetë mirëpo është delikate, pasi që duke marrë parasysh ngjarjet të cilat kanë ndodhur që nga viti 2022 e deri më sot. “, u shpreh Elshani.
Elshani theksoi se Policia e Kosovës vazhdon të jetë e kujdesshme dhe vigjilente në kryerjen e detyrave të tyre.
Ndryshe, sot në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës është paralajmëruar protestë.
Elshani ka thënë se numri i protestuesve ka qenë i vogël në anën serbe./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën