Edhe pse ishte paralajmëruar grevë, në QKMF pacientët marrin vaksinën kundër gripit sezonal

13:55 | 13 Dhjetor 2019
A Z

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, edhe pse kishte paralajmëruar që të premten do të mbahej greve tetë orësh, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për paga, por kjo gjë sot ishte ndryshe.

Në, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, edhe pse sot është paralajmëruar ditë greve pacientët kanë vazhduar për ta marrë vaksinën kundër gripit sezonal.

Ndryshe, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, ministria e Shëndetësisë i ka porositur 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale