Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për një rast të dyshimtë në COVID-19.
IKSHPK ka bërë të ditur se pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
“Me datë 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe ka rezultuar negative domethënë pacienti nuk është infektuar me virusin SARS CoV-2”, ka njoftuar IKSHPK, nëpërmjet një komunikate.
Sipas IKSHPK’së, nga data 08.02 deri me 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 53 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
“Nga data 01.02.2020 deri me 05.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.611 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.106, Vërmicë 726, Jarinje 173, Dheu i Bardhë 48, Hani i Elezit 48, Kullë 21, Qafë Morinë 8 dhe Bërnjak 6, udhëtarë”, ka njoftuar IKSHPK.
“Me datë 05.03.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC-së dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes”, përfundon njoftimi i IKSHPK’së.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...