Edhe dy ditë kanë mbetur nga afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Nga data 10 maj e deri më sot (7 gusht) numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588.
Ndërkaq sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, vetëm sot janë lëshuar 273 patentë-shoferë.
“Në Leposaviq janë lëshuar 109 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, tha ai për Arbresh.info/
Pas datës 9 gusht, qytetarët serbë që ndalohen nga policia e që nuk janë të pajisur me leje të Kosovës, konsiderohen se janë duke vozitur pa patentë-shoferë.
Sipas ligjit, shuma e gjobës është nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro./Arbresh.info/

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...