E sulmon tjetrin me mjet të fortë, arrestohet

16:46 | 14 Nëntor 2016
M. A.

Policia ka arrestuar në Suharekë një të dyshuar pasi që i njëjti kishte sulmuar me një mjet të fortë një person tjetër.

Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./

Shpërndaje në rrjete sociale